Të sëmurët me zemër dhe pritja për një operacion (8 Maj 2000)
Në këtë pavion 22 pacientë presin tu kalojë bisturia në zemër. Jashtë këtyre mureve është një radhë tjetër e padukshme. Për të arritur deri në sallën e operacionit, të sëmurëve nga zemra u duhet të durojnë disa javë. Ndërkohë vetëm 3 operacione kryhen në një javë. Mjetet e pakta dhe mjediset e kufizuara nuk lejojnë më tepër.
I operuari nga dora kirurgut kalon nga dhoma e reanimacionit ku qëndron vetëm tre ditë. Më pas duhet ti lirojë shtratin e vetëm pacientit të rradhës. Nuk janë të rralla rastet kur pacientit më në fund i vjen kjo radhë,por i shtyhet përsëri ndërhyrja ngqë mbërrin ndonjë urgjencë. Megjithatë ngushëllimi i këtyre njerëzve është ” i duruari , i fituari”./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti