Fatos Nano vizitë për herë të parë drejt Prishtinës (12 Maj 2000)
Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano ka konfirmuar nga SHBA ku ndodhet për një vizitë disa ditore, vajtjen e tij në qytetin kosovar në Prishtinë. Lideri socialist do të udhëtojë për herë të parë gjatë karrierës së tij politike drejt Kosovës më 20 maj të këtij viti. Ai është i ftuar bashkëkryetar i Këshillit Tranzitor të Kosovës Hashim Thaçi për të marrë pjesë në punimet e kongresit të parë të partisë së tij e cila u krijua pas transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në organizatë politike. Në punimet e këtij kongresi kreu socialist Nano pritet të mbajë dhe një fjalim përshëndetës. Aleatëve politikë Nano dhe Thaçi përkatësisht përfaqësues të politikës kosovare dhe shqiptare e kanë mbështetur njëri-tjetrin gjthmonë sidomos gjatë krizës në Kosovë./tvklan.al