Ku ndodhej Noizy kur ra tërmeti?


Ku ndodhej Noizy kur ra tërmeti?

22:17 01/06/2020

“Motra ishte shtatzënë… unë po shihja një film horror”

Reperi Noizy rrëfeu për fëmijët e “Në Kurthin e Piter Pan” momentet e tmerrshme të tërmetit të fundit të Nëntorit që tronditi Shqipërinë.

Këngëtari tha se në ato momente ishte zgjuar dhe po shikonte një film horror.

Kristi: Noizy, kur tërmeti ra në Durrës, ti ku ndodheshe? Apo ndodheshe në studion tënde dhe po bëje muzikë?

Noizy: Unë në fakt atë ditë isha shumë i lodhur dhe isha shtrirë në krevat, e për fat të keq po shihja një film horror. Dhe isha shumë i frikësuar.

Alketa Vejsiu: Ti paske përjetuar një dopio-horro…

Noizy: Fiks. Ishte një skenë ku po dridhej krevati tek filmi dhe aty u dridh krevati vërtetë…Ku ra tërmeti i parë nuk mu duk si shumë i madh dhe thashë t’i bëj një parapritë dhe shkova me vrap tek shtëpia e mamit, i thashë mamit hajde zbresim poshtë që në rast se bie tërmet më i fortë të jemi afër daljes. Mami zbriti poshtë bashkë me motrën dhe mbesën. Mami po mbante mbesën ndërsa motra ishte shtatzënë dhe nuk kishte mundësi ta mbante vajzën e vet. Ra tërmeti, ishte një moment shumë i frikshëm për të gjithë ne, sepse motra ishte edhe shtatzënë dhe mu desh të mbaja tre vajza, mamin, motrën dhe mbesën. U desh t’i shoqëroja nëpër shkallë deri poshtë. Po shyqyr që ishim në katin e parë dhe jo në të gjashtin. Shyqyr zbritëm dhe shpëtuam edhe unë edhe krejt lagjja ime. Ishte shumë i frikshëm por shpresoj të mos ndodhë kurrë më. /tvklan.al






Të ngjashme