Zjarr në banesë, humb jetën 75-vjeçarja
Ende i paqartë shkaku i ngjarjes
Një e moshuar në Durrës ka humbur jetën pasi apartamenti i saj u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi në lagjen numër 9 në katin e dytë të një pallati. Viktima është Dashuri Koçi 75 vjeçe e cila jetonte e vetme në banesë.
Zjarri është pikasur nga fqinjët të cilët njoftuan repartin e Zjarrfikëses dhe policinë.
Pavarësisht ndërhyrjes 75 vjeçarja nuk mundi të shpëtonte duke ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.
Ende nuk dihen shkaqet por paraprakisht policia dyshon se zjarri është përhapur si pasojë e një cigareje të harruar ndezur.
Tv Klan