Kryeministri Meta masa për vizitën e Berishës në Vlorë – (11 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv klan 2000
Kryeministri Meta sapo është kthyer nga SHBA është marrë me çështjen e vajtjes së kryetrarit të PD në Vlorë. Ai ka thirrur menjëherë shefin e SHIK-ut Fatos Klosi dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë Veli Myftari.
Mëta ka kërkuar që strukturat e policisë të garantojnë shmangien e çdo konflikti që mund të krijohet nga vizita e parë e Berishës në Vlorë, që nga viti 1997. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet bllokimi i rrugës së kryetarit të PD drejt qytetit bregdetar ka kërkuar Meta. Sipas tij nuk duhet toleruar konfrontimi mes njërëzve të Berishës dhe kundërshtarëve të tij në këtë qytet.
Ditët e fundit burime nga Vlora kanë konfirmuar se një grup kundërshtarësh të Berishës do ti presin rrugën karvanit të demokratëve në urën e Mifolit në hyrje të Vlorës. Gjithsesi drejtori i përgjithshëm i policisë Veli Myftari ka siguruar kryeministrin për angazhimin e plotë të strukturave të rendit, për shmangien e çdo incidenti./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego