Sali Berisha konferencë shtypi (16 Maj 2000)


Sali Berisha konferencë shtypi (16 Maj 2000)

15:09 16/05/2000

Kryetari i Partisë Demokrtike Sali Berisha ka reaguar sot mbi Partinë Socialiste, Gjinushin dhe njerëzit e tij për vrasjen e anëtarit të Partisë Demokratike të Vlorës Agim Hysenbelliu. Sipas Berishës, Partia Demokratike disponon të gjitha të dhënat e plota se ai është vrarë nga njerëzit e qeverisë. Por ju siguroj tha Berisha se Partia Demokratike do tju japë përgjigjen e merituar.

Vrasësit e vërtetë, terroristët e vërtetë të vrasësve të Vlorës janë Gjinushët, Mejdanët, Metët dhe kompania e kusarëve në Pushtet. Asgjë nuk do të mund të mposhtë Partinë Demokratike në mbrojtjen e vlerave të demokracisë se përgjegjësi direkte për vrasjen do të mbajë jo vetëm ekzekutorët por Gjinushët dhe Çaushët e Tiranës. “

Lideri demokrat ka deklaruar se disponon të dhëna dhe dokumenta të plota për vrasjen dhe emrat e vrasësve dhe se do ti bëjë publike nesër sapo të përfundojnë disa verifikime. Policia tha ai ka vazhduar terrorin dhe gjatë këtyre ditëve. Sipas tij mbrëmë në orën 00:00 është rrëmbyer nga shtëpia një aktivist i Partisë Demokratike në Vlorë të cilit i është bërë presion të mos marrë pjesë më në aktivitetet e Partisë Demokratike.

I pyetur për deklaratën e Ambasadorit Amerikan për mitingun e Vlorës Berisha tha:

“Lidhur me atë pyetjet dërgojani Ambasadorit për deklaratën e tij. Unë bëj deklaratat e mia. Unë mendoj e vrasjet politike janë fytyra më e shëmtuar e këtij regjimi.”/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme