Jozefina Topalli konferencë për vjedhjen e thesarit – (17 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan
Nënkryetarja demokrate e Parlamentit Jozefina Topalli ka shpjeguar para gazetarëve shkqet pse braktisi seancën parlamentare, ku kryeministri Meta ju përgjigj pyetjeve të deputetëve për çështjen e grabitjes së thesarit të shtetit. Topalli tha se Gjinushi duke i kthyer kerkesën e saj për interpelancë në seancë pyetjesh pa debat parlamentar, i hoqi mundësinë opozitës të shprehej.
Pas skandalit të vjedhjes së thesarit të shtetit, kryeministri Meta duhet të jepte dorëheqjen theksoi Topalli.
Jozefina Topalli, Nënkryetare e Parlamentit:- “Kjo afirmon krizën në të cilën është qeveria Meta. Disa ditë më vonë Meta theskoi se kishte urdhëruar për inventar në Mars, sot ndryshe na tha se vendimin e kishte marrë vetëm më 7 Prill, duke harruar se ishte Berisha që më datë 7 po jo Prill por 7 Janar kishte lëshuar alarmin për skandalin e madh. Meta në këtë muaj ka qenë sa herë kontradiktor me veten. Sot ata që e mbështesin Metën, trajtuan vjedhjen si vjedhje të zakonshme dhe krejt normale”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame