Neritan Ceka konferencë për rrugët – (17 Maj 2000)


Neritan Ceka konferencë për rrugët – (17 Maj 2000)

22:39 17/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryeministri Meta duhet të prish të gjitha kontratat e rrugëve. Me këtë rrugë mazhoranca nuk shkon dot në zgjedhje. Me këtë deklaratë ka dalë sot para gazetarëve kreu i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka. Ne tha Ceka sot kemi dashur që kryeministri të krijojë qeverinë Meta dhe jo qeverinë e marrveshjeve të vogla dhe të situatave.

Kreu i liberal demokatëve ka hedhur sot akuza të ashpra ndaj firmës së nërtimit Sarandopulos.

Neritan Ceka, Kryetar i PAD:- “Citohet në mënyrë të veçantë firma Srandopulos që ka bërë goxha sponsorizime për politikanët shqiptarë për fëmijët e tyre, për pushime, për fluturime etj dhe s’ka pse ti paguaj populli shqiptarë”.

Ceka ka vijuar se rruga Durrës-Kavajë, e cila është riparuar nga kjo firmë është një nga turpet e rrugëve në Shqipëri dhe për këtë arsye Ceka bën thirrje.

Neritan Ceka, Kryetar i PAD:- “Të nxirret jashtë nga Shqipëria firma e zotit Sarandopulos dhe bashkëpuntorët e tij dhe ti ndalohet për herë hyrja e tij në Shqipëri”.

Ceka ka pohuar sot se ministrja Shuli është e PSD ndërsa përgjegjësinë për rrugët e Shqipërisë natyrisht që do ta mbaj Partia Socialiste.

Neritan Ceka, Kryetar i PAD:- “Nuk ka pse PAD të paguaj meqë e bëre për Social Demokratët, në qoftë se nuk ja mbajnë shpatullat të mbaj një ministri, s’ka pse ti mbaj, le tja lërë të tjerëve edhe më duket se PS I ka përgjegjësitë kryesore”./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari






Të ngjashme