“Miss Shqipëria 2000” në Butrint – (17 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
“Miss Shqipëria 2000” u vendos dje përfundimisht në shtëpinë e saj mikpritëse në Butrint. Stafi organizator filloi konkludimet përfundimtare për natën magjike të 27 Majit. Koreografi Aliaj me vullnetin e një djaloshi të ri, nën drejtimin e producentit dhe regjizorit Bozo, si dhe nën vështrimin indiferent të skenografit Kraja dhe drejtorit të fotografisë Leka, provoi me radhë 7 stilistët e natës magjike.
Nën një diell përvëlues me një kohë të pastër premtuese deri në fund për bukurinë shqiptare. Që në ditën e parë në shkallët e Butrintit nuk kanë munguar as kureshtarët, të cilët janë mrekulluar me gazin dhe harenë e bukurisë shqiptare./tvklan.al