Siguria dhe rendi i munguar në Kosovë (16 Maj 2000)
Vrasja e komandant Drinit si dhe statistikat e fundit nga Kosova ku 5-10 veta vriten në jabë, brenda territorit të Kosovës janë krijuar pakënaqësi të popullsisë kosovare ndaj policisë. Ende nuk është mbushur një vit pas ndërhyrjes së bashkësisë kombëtare në Kosovë dhe situata ende është larg qetësisë. Shkalla e kriminalitetit mbetet e lartë duke rritur dyshimet se elementë kriminalë mund të penetrojnë në këtë vend që është larg normales.
50 kosovarë që akuzohen për shkelje ligjore nga më të ndryshmet janë riatdhesuar nga shteti gjerman. Policia e UMNIK dhe policia ushtarake bëjnë nga 50 deri në 100 arrestime në javë. Dhuna ndaj minoriteteve mbetet ende e lartë. Kështu gjenerali Ortuno pak javë më parë në një konferencë shtypi bëri thirrje për më shumë tolerancë. Kosova nuk ka ende një sistem gjyqësor, policia e UMNIK-ut shpesh nuk e ka situatën në dorë. Çarmatimi i popullsisë mbetet ende shumë larg.
Fakte të tilla kanë rritur së tepërmi tensionin tek banorët e Prishtinës. Ata dëshirojnë që UMNIK-u të largohet. Megjithëse kosovarët ndihen të pakënaqur, vendosja e rendit dhe qetësisë i mbetet KFOR-it dhe UMNIK-ut./tvklan.al