Pakti Stabilitetit dhe konventa e hartuar nga Partia Socialiste (19 Maj 2000)


Pakti Stabilitetit dhe konventa e hartuar nga Partia Socialiste (19 Maj 2000)

13:19 19/05/2000

Konventa e Vlerave Kombëtare e hartuar nga Partia Socialiste është paraqitur sot zyrtarisht tryezës kombëtare për demokracinë në kuadër të Paktit të Stabilitetit nga Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano. Ai kërkoi zhvillimin e reformës në Administratën Publike dhe hartimin e strategjisë kombëtare për hartimin e europianizimit të Ballkanit. Në tryezën e sotme u vendos krijimi i grupit këshillimor teknik i ekspertëve. Avokati i Popullit Dobiani propozoi ngritjen e pallatit për të drejtat e njeriut ku të perfshihet Gjykata Kushtetuese dhe organizatat joqeveritare që merren me këtë çeshtje. Në tryezë u deklarua se drejtuesi i tryezës europiane për demokraci ne kuadër të Paktit të Stabilitetit Rumeliotis së shpejti do të vizitojë Shqipërinë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme