Rruga “Hoxha Tahsim” dhe problemet me tubacionet e ujësjellësit (19 Maj 2000)
Prej shumë kohësh uji nuk i ndahet rrugës ” Hoxha Tahsin” në Tiranë. Ndryshe nga rrugët e tjera, këto nuk janë ujëra të zeza por ujë i pijshëm. Kështu që bashkë me shtrimin e rrugës këtu në fillim duhen riparuar tubat e ujësjellësit. Për këtë arsye këtu do të derdhen 150 milion lekë vetëm për vendosjen e tubave të rinj. Fondi është nxjerrë nga buxheti dhe qeveria italiane.
Një firmë italiane ka dhënë 6.5 milion lireta kredi për rrjetin e ujësjellësit të Tiranës. Nga ky fond 100 milion lek do të përdoren për përmirësimin e 2000 metrave katrorë për rrjetin e ujësjellësit për këtë rrugë. Ndërsa për sistemin dhe asfaltimin e ” Hoxha Tahsin” nga fondi shtesë i qeverisë i akorduar muajin e kaluar për 7 akse rrugore të Tiranës janë dhënë 45 milion lekë. Pritet që këtë rradhë të ketë më tepër seriozitet sepse punimet do të ndiqen nga speialist./tvklan.al