Morena Taraku e penduar që është bërë person publik
Modelja e njohur, Morena Taraku vazhdimisht tërheq vëmendjen e fansave me postimet e saj në rrjetet sociale. Ku shpeshherë, Morena nuk ngurron të publikojë edhe foto provokuese.
Por duket se të qënit një person publik është bërë e bezdisshme dhe e lodhshme për modelen. Këtë gjë e ka bërë të ditur në një postim në Instastory, ku u përgjigj pyetjes së një ndjekësi të saj.
E pyetur se çfarë do të ndryshonte po të kthente kohën pas, Morena u shpreh se s’do bëhej kurrë person publik.
Arsyeja lidhet me faktin se njerëzit flasin shumë dhe kurrë nuk mund të dinë të vërtetën./tvklan.al