Riparohen kanalet vaditëse në Librazhd (19 Maj 2000)
Në këtë stinë e në vazhdim bujqërit ankohense nuk kanë ujë për vaditje dhe bima iu thahet në arë. Vjet në Librazhd, ka patur sherre pafund madje dhe të vrarë përsa i përket ujit. Sivjet duket se diçka është përmirësuar. Vetëm në komunën Oren janë derdhur 11 milion lekë dhe janë riparuar 14 kilometra kanal vaditës. Janë bërë tre ura që shërbejnë për kalimin e ujit ndërsa kapaciteti i kanalit është rritur në 100 metër kub në sekond.
Në fshatrat e tjerë janë ndërrur tubat e tjerë dhe është gërmuar aty ku janë krijuar shembjet. Nga ky përmirësim përfitojnë 10 mijë fermerë. Kanalet vaditëse u janë dhënë shoqatave të ujit të fshatarëve por disa prej tyre refuzojnë ti marrin në dorëzim sepse nuk kanë para ti mirëmbajnë. Nga ana tjetër fshatarët e Librazhdit kërkojnë të përmirësohen edhe ujëmbledhësin./tvklan.al