Përfundon arratia e 45-vjeçarit
Policia e Vlorës ka arrestuar në lagjen “15 Tetori” Vlorë, 45-vjeçarin me inicialet B.B., pasi Gjykata e Kavajës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Disa muaj më parë, shtetasi B. B., në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë me skaf, në mënyrë të paligjshme nga Kavaja drejt Italisë, 18 shtetas që kishin hyre ilegalisht në Shqipëri.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al