Linja e re e ujësjellësit, Veliaj: Ditë historike për Tiranën


Linja e re e ujësjellësit, Veliaj: Ditë historike për Tiranën

15:18 06/06/2020

Linja e re e transmetimit që lidh Ujëmbledhësin e Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit ka përfunduar dhe është gati për kryerjen e lidhjeve finale të pikave të takimit duke dyfishuar prurjet për Tiranën.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili thekson se pas pesë vitesh investim nis dhe kalimi tek rrjeti i ri.

Një ditë historike për ujin në Tiranë! Pas 5 viteve investime, nisim sot kalimin nga rrjeti i vjetër tek i riu që dyfishon prurjet në Tiranën e rritur me 1 milionë banorë! Kollaj të shash, më vështirë të bësh – atë që s’është bërë prej dekadash! Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Veliaj.

Për shkak të punimeve që po kryhen, UKT kishte njoftuar se këtë fundjavë ka kufizime në furnizim me ujë për shkak të lidhjes së linjës së re. /tvklan.al






Të ngjashme