Plagosen në aksident gruaja dhe fëmija

Foto ilustruese

Plagosen në aksident gruaja dhe fëmija

13:07 07/06/2020

Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen nga makina të një personi tjetër

Një aksident ka ndodhur pak para mesditës në fshatin Dardhë të Pukës. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar një grua dhe një fëmijë. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident është përfshirë edhe një person tjetër. Policia thotë se po punohet për nxjerrjen e tij nga automjeti, megjithatë në njoftim nuk sqarohet se në çfarë gjendje shëndetësore është ai.

“Gjithashtu nga informacionet paraprake mësohet se ndodhet dhe një person, shtetasi M. P. në automjet, dhe shërbimet e zjarrfikëses Pukë po punojnë për nxjerrjen e tij nga automjeti”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe shërbimet e policisë, ndërsa ka nisur hetimi për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al






Të ngjashme