Tërmet gjatë natës në Shqipëri
Lëkundje tërmeti janë ndjerë orët e para të së hënës në Shqipëri.
Sipas qendrës Europiane-Mesdhetare të Sizmologjisë bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 3.6.
Epiqendra e lëkundjeve ishte 28 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 9 kilometra larg Mamurrasit në një thellësi prej 2 kilometrash.
Kanë qenë të shumtë qytetarët që i kanë ndjerë lëkundjet e tokës edhe pse ndodhën rreth orës 02:00 të mëngjesit.
“Është ndjerë shumë”, shkruante një komentues nga Thumana, vetëm 6 kilometra larg epiqendrës, në faqen e qendrës sizmologjike.
“Ishte shumë i fuqishëm”, shkruante një tjetër.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet./tvklan.al