Basha vijon turin në rrethe
“Qeveria i mori frymën biznesit të vogël”
Turi i takimeve me biznesin e vogël e gjeti kryedemokratin Basha në Elbasan, në një nga byrektoret e këtij qyteti. Akuzat ndaj qeverisë se po i merr frymën biznesit të vogël i vijoi edhe nga Elbasani.
“Më të keqe se yndyrën kemi një gjë më të keqe, atë që na rrjep taksat dhe s’po e lë biznesin me marrë frymë”.
Mungesa e ndihmës nga qeveria tha kreu i opozitës po e çon drejt falimentimit sipërmarrjen e vogël.
Ndaj dhe për daljen nga kriza qytetarët i ftoi të votojnë alternativën dhe programin e partisë demokratike në zgjedhje. Më herët kreu i opozitës uroi nga Normalja e Elbasanit edhe gjimnazistët për nisjen e provimeve të maturës.
Tv Klan