Statusi i dhurimit të gjakut – (24 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Tek ne japin gjak rreth 1400 vetë. Dhurimi i tyre përdoret në operacione, në trasfuzion dhe në raste aksidentesh. Deri tani këtë problem e kanë zgjidhur dhuruesit me pagesë. Me lekët e gjakut të trupit ata mbajnë familjen. Këmbëngulja e ministrisë dhe disa organizatave po sjell ndryshin e politikave ë dhurimit të gjakut. Këtij ndryshimi i shërben edhe statusi i dhuruesve.
Sipas tij dhuruesit e rregullt, pra ata që japin gjak të paktën pesë herë në vit, përfitojnë dy ditë pushim të paguara. Përfshi edhe ditën e dhurimit të gjakut. Pritet që në të ardhmen 70% e dhuruesve të jenë vullnetar. Nesër është njoftuar se parlamenti do të miratoj statusin e dhuruesit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti