Presidenti nuk dekreton heqjen e TVSH-së për jahtet


Presidenti nuk dekreton heqjen e TVSH-së për jahtet

15:50 08/06/2020

“Ligji krijon idenë e një përjashtimi me natyrë klienteliste”

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, i cili parashikon përjashtimin nga TVSH-ja për jahtet dhe mjetet e tjera lundruese me qëllim argëtimin jo më të vjetra se 20 vjet.

Arsyet e mosdekretimit të këtij ligji nga kreu i shtetit janë zgjerimi i përjashtimeve nga taksa e TVSH-së dhe ulja e të ardhurave potenciale në buxhetin e shtetit.

Presidenti Meta thotë se ligji ka një natyrë klienteliste dhe synon të përjashtojë nga barra tatimore një kategori të caktuarish individësh të cilët janë të pasur dhe në vetëvete nuk përmban si nismë as karakter social dhe as impakt ekonomik.

Në situatën ku ndodhet vendi nga kriza që shkaktoi pandemia, kreu i shtetit nuk sugjeron ndërmarrjen e nismave me karakter fiskal lehtësues për kategori të pasura, të cilat krijojnë mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit.

Tv Klan






Të ngjashme