Presidenti Meidani vizita në Kosovë – (24 Maj 2000)


Presidenti Meidani vizita në Kosovë – (24 Maj 2000)

21:19 24/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në inagurimin e panairit të dytë të librit shqip sot pasdite në Prishtinë ka përfunduar gjithë vizita e parë e presidentit të Shqipërisë në Kosovë. Në mjediset e Pallatit të Sporteve dhe Qendrës Studentore në Prishtinë kanë ekspozuar librin e tyre 120 shtëpi botuese nga e gjithë hapësira mbarë shqiptare.

Kjo ishte vizita e parë e një kryetari të shtetit Shqiptar që nga viti 1913 kur Ksova u shkëput nga Shqipëria. Në qendër të takimeve të presidentit Meidani  me shefin e OKB-së në Kosovë Bernard Kushner dhe kryekomandatit të trupave të KFOR-it Ortunjo, ishte çështja e mos lejimit të kantonizimit të Mitrovicës dhe Kosovës në përgjithësi. Siguria, rregjistrimi i popullsisë dhe ngritja e infrastrukturës për zgjedhjet e para të lira lokale në vjeshtën e këtij viti.

Takimin më të gjatë Meidani e zhvilloi e krye administratorin e OKB-së në Kosovë Bernard Kushner. Presidenti Meidani veç këtyre takimeve zhvilloi një vizitë në zyrën e gazetës më të madhe të Kosovës “Koha Ditore”. Gjatë takimeve presidenti Meidani vuri theksin në rëndësinë e ruajtjes së identit kombëtar shqiptar, gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në institucionet europiane e euroatlantike./tvklan.al

Gazetar – Alfred Peza






Të ngjashme