Emel shpërthen në lot, përgjigja epike që i jep Alketës: Qaj sepse…
Bukuroshja e vogël e Piter Pan, Emel mbrëmjen e spektaklit të sotëm ka shpërthyer në lot.
E pyetur nga Alketa se përse po qante, Emel i tha se ishte vrarë pak teksa qëndronte ulur. Pasi e mori në krah dhe e qetësoi, Emel i tregoi Alketës se kishte nisur të qante se mendonte se nuk do të arrinte t’i bënte pyetjen që kishte përgatitur për të ftuarën e parë, këngëtaren Eneda Tarifa.
“Po e di çfarë kam unë? Ngaqë unë s‘do ta bëjë pyetjen…”, i thotë Emeli.
“Prandaj je mërzitur ti? Se s’ke bërë pyetjen?! E kuptoj unë, por do ta bësh tani, jo një por katër pyetje”.
Kaq ka mjaftuar që Emeli të qeshte dhe të niste nga pyetjet për Tarifën. /tvklan.al