Mesazhi emocionues i fëmijëve të Blendi Klosit
Ministri Blendi Klosi mori një surprizë tejet të veçantë mbrëmjen e kësaj të hëne në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”. Dy fëmijët e tij, Aroni dhe Ambla kishin përgatitur një insert në të cilin shprehnin gjithë dashurinë dhe vlerësimin për të. Ata e kishin edhe një paralajmërim, që ai të mos e mërzite kurrë mamanë e tyre, sepse siç tha Ambla, “po e mërzite Norën nuk i ke punët fare mirë me ne, se ajo është dashuria jonë më e madhe”.
“Babi, shoku jonë më i mirë. Dua të të them që ti je një baba fantastik, faleminderit që nuk na mërzit kurrë, faleminderit që na le të hidhemi dhe të të thyejmë të gjithë krevatin. Por më e mira është që ti nuk mërzitesh kurrë me mamin dhe nuk zihesh kurrë me të. Kujdes se ti e di që po e mërzite Norën nuk i ke punët fare mirë me ne, se ajo është dashuria jonë më e madhe”, ishte mesazhi i Amblës.
“Mami më ka thënë që qëkur linda dhe deri më sot, unë kam qenë emocioni jot më i madh. Edhe Ambla këtu, ky çerri i vogël, duhet të më falenderojë mua sepse unë ju kërkova që të më bëni me motër. Babi shumë faleminderit që na ke mësuar 3 gjëra: Të mësojmë e të lexojmë dhe të jemi nxënës të mirë si ti. Ti duam njerëzit dhe kurrë mos t’i bëjmë keq dhe të jemi të guximshëm dhe të mos kemi frikë nga asgjë, sepse guximtarët kështu fitojmë”, tha në mesazhin e tij Aroni.
“Ne të duam shumë dhe gjithmonë do të mundohemi të të bëjmë të ndihesh krenar. Aroni dhe Ambla”
Pasi pa insertin, Ministri Klosi u shpreh fatlum për familjen e tij./tvklan.al