Hysen Dedja rikthehet tek Vllaznia
Kontratë deri në fund të sezonit
Për 8 javët e mbetura të sezonit si dhe për ndeshjet në Kupë, Vllaznia e futbollit do të drejtohet nga Hysen Dedja.
Emër i njohur për qytetin shkodran si futbollist dhe trajner i kësaj skuadre. Në fakt Hysen Dedja merr detyrën si trajner i parë për herë të katërt
Dedja ka besim se mund t’ia dalë të mbajë skuadrën në Superiore.
Objektiv është zona europiane e renditjes. Të paktën shifrat lejojnë të ëndërrohet.
Mirsad Jonuz, trajner i kësaj skuadre deri disa ditë, më parë njoftoi largimin me anë të një letre drejtuesve të klubit. Teknikut maqedonas i përfundoi kontrata më 31 Maj.
Tv Klan