Këta personazhe të njohur janë dashuruar me njerëz të zakonshëm
Me siguri ju keni një personazh publik në zemrën tuaj, por mundësitë që ju të dy të jeni bashkë janë një në një milion. Ka disa personazhe të njohur të cilët kanë rënë në dashuri me njerëz të zakonshëm.
Kate Middleton dhe Princi William – Çifti i famshëm mbretëror janë njohur teksa studionin bashkë në shkollë. Ata kanë jetuar bashkë teksa ishin në universitet.
Christina Aguilera dhe Matthew Rutler – Ai ishte asistent në vitin 2010 në filmin “Burlesque” ku këngëtarja ishte protagoniste.
Lisa Kudrow dhe Michel Stern – Aktorja e njohur e serialit “Friends” ka njohur bashkëshortin e saj i cili është drejtor në një kompani franceze reklamash.
Oprah Winfrey dhe Stedman Graham – Ata nuk janë martuar kurrë, por personazhi me influencë në televizionin amerikan dhe partneri i saj kanë qenë së bashku në një lidhje për më shumë se 30 vite.
Vince Vaughn dhe Kyla Weber – Çifti kanë dy fëmijë. Ai është një aktor i famshëm, ndërsa ajo punon si agjente pronash.
Meryl Streep dhe Don Gummer – Bashkëshorti i aktores së famshme është një skulptor.
Anne Hathaway dhe Adam Shulman – Ai është një dizenjues bizhuterishë, por ka gjetur xhevahirin e tij më të çmuar në momentin që ka takuar aktoren Anne Hathaway në Festivalin e filmit Palm Springs në vitin 2008. Ata janë martuar në 2012.
Matt Damon dhe Luciana Bozán Barroso – Ai ka njohur bashkëshorten e tij në Miami teksa ajo punonte si banakiere.
Kevin Jonas dhe Danielle Deleasa – Këngëtari i Jonas Brothers ka njohur bashkëshorten e tij gjatë pushimeve. Ajo ishte një parukere e cila nuk kishte dëgjuar kurrë për grupin e tij. /tvklan.al