Përmeti, qyteti i luleve (27 Maj 2000)


Përmeti, qyteti i luleve (27 Maj 2000)

12:26 27/05/2000

Edhe sot Përmeti vazhdon ta meritojë emrin “qyteti i luleve”. Në këtë vend mes malesh janë 150 mijë metra katrorë sipërfaqe e gjelbëruar. 1/3 e saj është vetëm me lule. Pastërtinë dhe kulturën këtyre njerëzve nuk ua dikton askush tjetër përveç traditës. As në kohërat më të vështira në trazirat e vitit 1997, gjelbërimi dhe lulet nuk janë prekur.

2 milion lekët që janë derdhur këtu i kanë dhënë frytet. Si në dimër ashtu dhe në verë, lulishtarët janë në punë. Ndërsa rojë e hapësirave të gjelbërta është i gjithë qyteti./tvklan.al






Të ngjashme