Harrohen masat kundër Covid-19
Qytetarët të shpenguar, përqafime dhe grumbullime në rrugë
Covidi mundet me distancë, por dy të njohur që përqafohen në Tiranë është tashmë një pamje e zakonshme. Apo 3 shokë të ulur në një stol në park.
“Përditë kam dalë,
përditë, asgjë nuk më ka gjetur”.
Gazetarja: Po ju zotëri, pa maskë?!
“Jo, nuk kam vënë, por duhet mbajtur”.
Gazetarja: Ju jeni i vetmi që keni maskë.
“Po e kam mbajtur, po ja, edhe këta që s’kanë
vënë asgjë nuk kanë”.
Gazetarja: Por s’po mbani as
distancë…
Protokolli anti – covid afishohet thuajse kudo, por këshillat për kujdes dhe distancim fizik pak zbatohen nga qytetarët dhe bizneset.
Jo vetëm plot, por tavolinat në kafene janë ngjitur me njëra – tjetrën. Kafja shijon për sa kohë askujt nuk i bën përshtypje.
Kujdesi vetjak është lënë mënjanë! Askush nga këta kalimtarë nuk përdor maskë e doreza. Më të kujdeshëm dhe të shqetësuar për situatën mbetet mosha e tretë.
“Në përherë mbajmë maskë, përditë, ruhemi të mos shkojmë te doktori se jemi edhe të vjetër”.
“Po, është bërë shqetësuese, po përpiqemi të mbajmë distancë”.
Tirana është qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid – 19. Dhe nëse mosrespektimi i masave kundër koronavirusit do të vazhdojë, atëherë shumë shpejt do të shtohet rreziku për infektime në masë dhe bashkë me të, rikthehet ideja e mbylljes në karantinë.
Tv Klan