7 viktima dhe 125 të prekur nga Covid-19 në RMV


7 viktima dhe 125 të prekur nga Covid-19 në RMV

20:50 10/06/2020

Ali Ahmeti bën publike idenë për Kryeministrin shqiptar

Maqedonia e Veriut vijon të ketë rritje të rasteve të reja me Covid-19. Shkupi vijon të mbetet vatra kryesore e infektimeve të reja. Në kohën kur Maqedonia e Veriut përballet me shifra të larta të të prekurve nga Covid-19, lideri I BDI-së përmes një videomesazhi bëri publike idenë për Kryeministrin shqiptar.

Kryeministri i parë shqiptar do të jetë një Kryeministër për të gjithë. Një Kryeministër i barazisë: Vendeve të barabarta të punës, pagave të barabarta. Të drejtave të barabarta dhe i drejtësisë joselektive. Për shqiptarët dhe për të gjithë”.

Aktualisht nuk ka paralajmërime për vazhdimin e situatës së jashtëzakonshme, por pritet iniciativa për thirrje të një takimi të ri liderësh, ku partitë sërish do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje konsensuale për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Tv Klan






Të ngjashme