Reforma Zgjedhore në pikëpyetje
Opozita parlamentare: Nuk e votojmë. Rama: Jemi mes dy zjarreve
Reforma Zgjedhore futet sërish në pikëpyetje.
Pas më shumë se 1 orë e 40 minuta takim, Kryeministri Rama nuk arriti të bindë krerët e grupeve parlamentare të opozitës të votojnë pro marrëveshjes së arritur me Lulzim Bashën. Ndonëse e cilësoi legjitim qëndrimin e tyre, i prerë ishte kur tha se do t’i qëndrojë marrëveshjes së nënshkruar edhe pse ndodhej mes 2 zjarresh.
Hodhi poshtë akuzat e opozitës parlamentare të opozitës për blerje votash. Në ndihmë për të bindur opozitën parlamentare kërkoi t’i vijë edhe Lulzim Basha.
Përfaqësuesit e opozitës parlamentare, përfshi edhe bashkëkryetaren e Komisionit të Reformës Elektorale firmëtare në marrëveshjen e 5 Qershorit, paralajmëruan se pa u plotësuar kërkesat e tyre, atëherë do të radikalizojnë qëndrimin e tyre në Kuvend.
Për miratimin e Reformës Elektorale nevojiten 84 vota, aktualisht maxhoranca ka 78 mandate deputetësh, ndërkohë që deputeti Lefter Maliqi u shpreh se do të votojë pro ndryshimeve në kodin elektoral.
Tv Klan