PD, Jozefina Topalli konferencë – (29 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Partia Demokratike ka kërkuar sot zhbllokimin e procesit parazgjedhor nëpërmjet çdekretimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe rikthimit në parlament të kodit elektoral. Sipas nënkryetares demokate Jozefina Topalli, vetëm duke u realizuar këto kushte mund të arrihet stabiliteti dhe qëndrueshmëria politike.
Demokratët e kanë konsideruar një hipokrizi të radhës ftesën e presidentit për konsultim me partitë politike për vendin e mbetur vakant në KQZ. Kjo ftesë në realitet tha Topalli është një justifikim për të vazhduar normalisht procedurat e tenderit pa asnjë rregull. Sipas nënkryetares demokrate forca kryesore opozitare e PD po trajtohet si OJQ./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego