Konferenca Kombëtare Gjyqësore – (2 Qershor 2000)


Konferenca Kombëtare Gjyqësore – (2 Qershor 2000)

11:07 02/06/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Besnik Ymeraj aktualisht kryetar i Gjykatës së Apelit Durrës dhe Rrahman Qinami, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë, janë zgjedhur sot anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas votimit në mbledhjen e konferencës kombëtare gjyqësore. Në mbledhjen që ka zgjetur rreth 6 orë nuk kanë arritur të marrin numrin e duhur të votave, kandidatët e tjerë për anëtar të KLD-së. Ramiz Gjetja, Fatmira Laskaj, Sazan Alikaj, etj

Në përputhje me kodin e ri elektoral konferenca gjyqësore ka zgjedhur sot 6 kandidatët të cilët do ti propozohen KLD-së për të përzgjedhur një anëtar të KQZ. 6 kandidatët janë, Dëshira Cubashi, Armando Cubashi, Mimoza Arbri, Maliq Memçe, Shega Ligori e Besnik Breshnjeva.

Në këtë votim nuk kanë arritur të marrin shumicën e votave Shtjefën Zyla dhe Idriz Lulkurthi./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme