Tension në aksionin e IKMT në Velipojë
Pronarët kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve pa leje
Aksioni për shembjen e disa objekteve në bregdetin e Velipojës është shoqëruar me përplasje mes pronarëve dhe policisë.
Pronarët e lokaleve dhe familjare te tyre kundërshtuan operacionin e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit duke bërë që këta të fundit të kërkonin ndihmën e policisë për të vijuar punën.
Një prej banoreve ka humbur edhe ndjenjat.
Pavarësisht rezistencës së tyre, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë formuan një
gardh sigurie duke lejuar që fadromat të prishnin objektet e parashikuara.
Tv Klan