Për 1 muaj mbushte 20 vjeç, kush është shqiptari që humbi jetën në aksident
Një i ri shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident rrugor në Itali. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në Romë. Mediat italiane e kanë identifikuar viktimën dhe bëhet fjalë për Diego Celkupën, i cili për 1 muaj do të mbushte 20 vjeç.
I riu ishte në drejtimin e një makine tip “Smart”, kur për arsye që ende nuk janë përcaktuar humbi kontrollin dhe u përplas me një mur rreth orës 2:45 të mëngjesit të 11 Qershorit.
Aksidenti fatal ndodhi në zonën e Moreno-s ndërsa goditja ishte aq e fortë saqë i mori menjëherë jetën të riut shqiptar. Së bashku me të në momentin e ngjarjes udhëtonte edhe një miku i tij, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kush ishte Diego Celkupa?
I riu shqiptar ishte shumë i njohur në zonë. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur thellë komunitetin ku jetonte, të cilët kanë shprehur ngushëllimet nëpër rrjetet sociale.
Para aksidentit i riu së bashku me shokun e tij kishin shëtitur në sheshin para Koloseut, më pas kishin bërë një xhiro në sheshin “Piazza del Popolo” e ishin ulur për të ngrënë tek McDonald’s.
Vëllai i Diegos, Besmir Celkupa, në vitin 2017 kandidoi në komunën e Grottaferrata.
I riu shqiptar ishte tifoz i Romës, sidomos i Franncesco Totti-t dhe kishte ëndërr që të bëhej parukier. Për këtë të fundit ai ndoqi një shkollë në Marino, të cilën fatkeqësisht nuk arriti ta përfundojë dot./tvklan.al