Basha takohet me fermerët


Basha takohet me fermerët

18:15 12/06/2020

“Ulje e çmimit të naftës, subvencionim sipas prodhimit”

Fermeri: U hodhën poshtë sallatorët, humba  100 kuintal. S’kishte kërkesë fare. E hodha në kanal. Humba shumë se nafta ka shumë shpenzime.

Nga Berati, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi qeverinë se i ka braktisur fermerët.

“5 veta nuk do të jenë më padronët e Shqipërisë e të djersës tuaj. Ky shtet sillet si bandë me njerëzit, prandaj kemi ardhur këtu ne. Nuk sillet që t’ju mbrojë edhe të promovojë interesat tuaja, t’ju ndihmojë, po ku e ku t’ju vërë shkelmin në fyt. Prandaj duhet të ndryshojë një orë e më parë. Këtë kam ardhur t’ju them, një orë e më parë, që ta keni shtetin në krah e jo ta keni kundër”.

Fermerët i garantoi se Partia Demokratike do ju ulë çmimin e naftës dhe do i subvencionojë në bazë të prodhimit.

“Dy gjërat kryesore që duhen bërë urgjentisht. E para, mbështetja për çdo fermer në bazë të prodhimit. Siç i mbështet Maqedonia dhe Kosova. Dhe e dyta, ulja e çmimit të naftës që të paktën t’i shikoni hajrin punës, jo ta punoni gjithë sezonin dhe pastaj ta hidhni prodhimin në kanal”.

Kreu i opozitës siguroi fermerët se bujqësia do të jetë prioritet për qeverinë e tij ndërsa shtoi se prodhimet shqiptare do të kenë tarifa më të ulëta për eksport.

Tv Klan






Të ngjashme