PD për shqiptarët e Maqedonisë – (4 Qershor 2000)


PD për shqiptarët e Maqedonisë – (4 Qershor 2000)

19:25 04/06/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj Akademisë së Shkencave të Maqedonisë e cila këto ditë është deklaruar kundër arsimimit të lartë të shqiptarëve në këtë republikë në gjuhën e tyre amëtare. Me këtë akt racist shprehen demokratët, Akademia e Shkencave të Shkupit dëshmoi se ajo nuk është e interesuar për stabilitetin e Maqedonisë që ka si kusht themelor, harmoninë e mirëkuptimin mes shqiptarëve, maqedonasve dhe anëtarëve e etnive të tjera që jetojnë në këtë republikë.

Ky qëndrim shprehet Partia Demokratike bie ndesh edhe me deklaratat e kryeministrit maqedonas Gjeorgjevski gjatë vizitës së fundit në Kosovë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme