Greqia fiton kalin e lashtë


Greqia fiton kalin e lashtë

07:00 16/06/2020

Ishte nxjerrë në ankand nga Sotheby

Greqia ka fituar betejën me shtëpinë e ankandeve Sotheby për këtë skulpturë të lashtë. Një gjykatë amerikane i ka dhënë të drejtë shtetit helen, vendim i cili është përshëndetur edhe nga ministrja e Kulturës në Athinë, Lina Mendoni, e cila e konsideroi vendimin një fitore e madhe që u jep të drejtën tashmë shumë vendeve të kërkojnë rikthimin e objekteve të tyre.

Ishte viti 2018, kur kjo statuje kali që daton në shekullin e tetë para Krishtit o nxor në shitje nga Sotheby. Greqia i kërkoi të ndalonte shitjen me argumentin se është pronë kombëtare greke.

Por në një hap të pazakontë pikërisht atë vit, shtëpia e ankandeve paditi Ministrinë greke të Kulturës, duke kërkuar shitjen e veprës pasi sipas saj i përkiste një familjeje koleksionistësh arti.

Dy vite më pas Gjykata e Apelit i jep të drejtë shtetit grek me argumentin se po ndiqte të drejtat e tij sovrane dhe jo interesat tregtare.

Por pas të gjitha peripecive, gjykata i hoqi Greqisë padinë, por nuk ka përcaktuar se kush zotëron tashmë kalin. Shtëpia e ankandeve Sotheby përveç zhgënjimit, tha se do të vijonte betejën me hapa të tjerë ligjorë, kurse autoritet greke do të kërkojë riatdhesimin e statujës.

Tv Klan






Të ngjashme