“A kam arsye për të qenë xheloze”, Valeri: Punonjëset e burgut janë simpatike…


“A kam arsye për të qenë xheloze”, Valeri: Punonjëset e burgut janë simpatike…

19:25 13/06/2020

Valer Kolnikaj jeton në Malësinë e Madhe, prej 7 vitesh punon si drejtor dhe mjek në qendrën shëndetësore Kastrat dhe tanimë edhe si shef i sektorit shëndetësor në Burgun e Reçit, Shkodër.

Këtë periudhë pandemie mjekët kanë qenë pikërisht ata më të rrezikuarit, në frontin e parë të luftës ndaj covid-19. Këtë të shtunë ai ishte tek “Rudina” në Tv Klan për të treguar përjetimet e tij, por edhe se si ka qenë situata në burgun e Reçit.

Përveç të tjerash ai iu përgjigj edhe shqetësimit të bashkëshortes për oraret e gjata në punë dhe qëndrimin e tepërt në rrjetet sociale.

Mandalena Kolnikaj: Përshëndetje Rudina, unë kisha disa pyetje për Valerin, kthimi i vonë nga puna sidhe qëndrimi për shumë kohë në rrjetet sociale më kanë shqetësuar pak. A kam arsye për të qenë xheloze?

Valer Kolnikaj: Arsye për të qenë xheloze në kohë pandemie? Po ku e gjete.

Rudina: Nuk i dihet. Jo, jo. Pandemia nuk do zgjasë gjithë jetën.

Valer Kolnikaj: Në fakt, punonjëset e burgut janë goxha simpatike, por nuk ka arsye…

Rudina: Ti në vend që ta qetësosh ti i hedh benzinë zjarrit…janë simpatike thua.

Valer Kolnikaj: E thashë me shaka…/tvklan.al






Të ngjashme