Historia e pazakontë! Prisnin të bëheshin me fëmijë, por kishin “harruar” të bënin seks

Rachael Hearson

Historia e pazakontë! Prisnin të bëheshin me fëmijë, por kishin “harruar” të bënin seks

09:25 14/06/2020

Rachael Hearson, 59 vjeçe, ka qenë infermiere, mami dhe më pas mjeke shëndetësore e sistemit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë se 40 vite.

Në një intervistë dhënë për mediat britanike, ajo ka rrëfyer përvojën e gjatë të punës, momentet e trishta apo të bukura që ka përjetuar… por dhe ato të çuditshme.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer historinë e pazakontë, kur një çift i martuar prej disa vitesh, të shqetësuar kryenin vizita mjekësore pasi gruaja ende nuk po arrinte që të mbetej shtatzënë dhe të kishin së bashku një fëmijë që aq shumë e dëshironin.

“Ata ishin të martuar për disa vjet, por ende nuk kishin një fëmijë. Por problemi ishte se ata nuk kishin asnjë informacion sesi një bebe bëhet dhe ishte detyra ime t’ua shpjegoja. Çifti mendonte se fëmijët vinin si rezultat i të qenurit thjeshtë të martuar… pa kryer seks. Mu deshën disa seanca që çifti të kuptonte se çfarë ishte seksi dhe si vinte një fëmijë në jetë”, rrëfen ajo duke shkaktuar habi.

Ajo thotë se ndër vite ishte përballur me shumë histori e pyetje të çuditshme, sidomos rreth seksit, por me vitet e punës thotë se arriti që të përshtatej dhe të mos i bënin më përshtypje, por vetëm mundohej të jepte përgjigje dhe të ndihmonte njerëzit. /tvklan.al  






Të ngjashme