Bashkohen edhe shqiptarët e Bujanocit


Bashkohen edhe shqiptarët e Bujanocit

18:08 14/06/2020

Kërkojnë zgjidhjen e tyre bashkë me Kosovën

Shqiptarët këtu kanë arritur të mbështesin kandidatët e tyre për Kuvendin e Bujanocit, por më e rëndësishme për atë shtetërorë në Beograd. Këtu jetojnë pak më shumë në numër se sa serbët dhe gara është e ngushtë.

Shaip Kamberi, nga lista e Luginës së Bashkuar, thotë se Serbia ka marrë obligime ndër vite për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. Por, shumë marrëveshje kanë ngelur vetëm në letër. Ideja e këtyre zgjedhjeve është të kërkohet përgjegjësi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u ka çuar porosi që me disa ide për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën vetëm mund të buzëqesh. Bashkimi i shqiptarëve në një listë ka për qëllim të tregojnë një forcë më të madhe, por duan zgjidhje bashkë me çështjen e Kosovës.

Lugina e Preshevës ka një numër të madh votuesish të regjistruar, por një pjesë e madhe në diasporë dhe rrallë kanë votuar më shumë se 20 mijë persona në zgjedhje parlamentare.

Tv Klan






Të ngjashme