Të sëmuret me brucelozë Korçë – (8 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Pardje në Institutin e Shëndetit Publik na informuan se bruzeloza nuk përbënë ndonjë rrezik urgjent për Shqipërinë, treguan gjithashtu se rrethet nuk kanë mjetet e duhura për të kryer analizat dhe për diagnostikuar sëmundjen. Kujtojmë se bruceloza është një sëmundje që përhapet nga bagëtia tek njeriu.
Ndërkohë njoftohemi se në zonat e Pogradecit dhe Korçës kjo sëmundje është përhapur shumë. Deri tani 400 pacient nga Devolli e Pogradeci janë dyndyr dyerve të spitaleve dhe ambulancave. Piku i sëmundjeve ka qenë Shkurti dhe Marsi, kur shtohet dhe gjëja e gjallë. Në të shkuarën përvoja me këtë epidemi, ka qenë e hidhur. Dy 40-vjeçar njëri nga Lekasi dhe tjetri nga Mirrasi dhe një i moshuar kanë vdekur.
Sipas burimeve tona, sëmundjen në Shqipëri e sjellin emigrantët që punojnë si barinj në vendet fqinj. Gjithashtu dhe mishi i ardhur nga këto vende është njëra nga rrugët për të marrë sëmundjen. Nga ana e tyre autoritetet mjeksore shqiptare pohojnë se vendet rreth nesh si Greqia e Maqedonia, kanë përhapje të lartë të sëmundjes./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti