Shpërthen bombola e gazit, plagoset fëmija 9 vjeç
Një i mitur ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moçan të Maliqit.
Sipas informacionit paraprak, fëmija 9 vjeç ka qenë duke luajtur në banesë kur aksidentalisht shpërtheu një bombol gazi.
Për shkak të shpërthimit, fëmija ka pësuar dëmtime trupore. 9-vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës ku po merr trajtim mjekësor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al