Fondi Anglo-Adriatik për letrat me vlerë – (8 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Sot ne ndoqëm ecurinë e letrave me vlerë dhe pikërisht të 45 mijë kreditorëve të fondit të investimeve Anglo-Adriatik. Drejtori i këtij fondi Don de Marino, akuzon qeveritë shqiptare se nuk janë të afta të zbatojnë ligjet e shtetit të tyre. Sipas tij që një vend i kontinentit tonë të afrohet me Bashkimin Europian, duhet që së pari qeveria të zbatojë ligjet që propozon vetë e që më pas i miraton parlamenti.
Sipas tij Kuvendi i Shqipërisë ka votuar që ndërmarrjet strategjike shqiptare të privatizohen edhe me letrat që iu shpërndanë shqiptarëve edhe në vitin ’95. Kjo kompani që administron pjesë e pasurisë kombëtare të 45 mijë bashkatdhetarëve tanë nuk është lenë farë të hyj në treg.
Anglo-Adriatika ka tentuar tre vjet më parë të nis veprimtarinë në Rinas por nuk e kanë lenë. Pastaj ka provuar tek KESH-i dhe përsëri e kanë përzënë. Së fundi duke parë që ligji përcaktonte që 15% e kapitaleve të AMC-së të ishin letra me vlerë provoi edhe këtu, por përsëri mbeti jashtë. Tani thotë De Marino jemi duke negociuar me Ministrinë e Privatizimit, që ata të lejojnë që fondi Anglo-Adriatik të fusë letrat me vlerë në privatizimimin e AMC-së.
Nëse shteti dhe qeveria shqiptare nuk do ta pranojnë këtë ne thotë ai do t’i drejtohemi të gjitha instancave ligjore. Në Shqipëri janë akoma një milion shqiptarë që disponojnë letra me vlerë pa vlerë./tvklan.al