Princesha Kamila në Shqipëri – (9 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Një princeshë viziton Shqipërinë me funksionin human për të ndihmuar fëmijët dhe shkollat shqiptare. Princesha Kamila nga Urdhëri i Shenjtë Konstatiniano dhe burri i saj princ Karlo di Burbone, kanë qenë sot në ditën e dytë të vizitës së tyre në Shqipëri, në takime me përfaqësues të biznesit dhe jetës shqiptare.
Pasi ka dhuruar një shumë simbolike nëpërmjet UNICEF dhe paisje për shkollat shqiptare, konkretisht në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe në gjimnazin “Arben Broci” këtu në Tiranë, princesha Kamila e cila ka folur për kamerën tonë, thotë se është hera e parë që vjen në Shqipëri.
“E kam njohur realitetin shqiptar nëpërmjet gazetave, medias dhe vendosa së bashku me bashkëshortin tim që nëpërmjet Urdhëri i Shenjtë Konstatiniano dhe UNICEF, të ndihmojmë Shqipërinë. Natyra juaj është shumë e bukur, por ekonomia është e dobët. Do të vijmë sërish në Shqipëri thotë princesha Kamila, duke u përçuar të gjithë shqiptarëve mesazhin që mos ta lenë Shqipërinë”./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori