Akuzat ndaj Pacollit dhe ish Presidentit rus Jelcin (12 Qershor 2000)


Akuzat ndaj Pacollit dhe ish Presidentit rus Jelcin (12 Qershor 2000)

15:23 12/06/2000

Dy vajzat e ish Presidentit rus Jelcin janë përfshirë në një aferë korrupsioni që ka në qendër shqiptarin Behgjet Pacollin dhe firmën e tij “Mabetex”. E përjavshmja amerikane “News Week” bëri të ditur se Zvicra e ka bërë gati padinë për dy vajzat e Jelcin. Ato figurojnë në listën e 14 personave që janë përfshirë në skandalin Pacolli.

Bosi shqiptar Pacolli është akuzuar se ka paguar miliona dollarë ryshfet për të fituar tenderin për rikonstruskionin e Kremlinit. Pak ditë më parë prokurorët zvicerianë ngritën një tjetër padi ndaj Behgjet Pacollit dhe hapje hetimesh për pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme