Pse duhet të lani fytyrën me ujë të ftohtë
Për një lëkurë pa probleme, kujdesi duhet të nisë që në mëngjes. Këshillohet që fytyra të lahet me ujë të ftohtë sepse bën të mundur pastrimin e vajit që krijohet gjatë natës dhe e bën lëkurën të jetë e freskët.
- Larja e fytyrës me ujë të ftohtë e bën atë të duket më e re.
- Uji i ftohtë zvogëlon rrudhat në fytyrë, në mënyrë të konsiderueshme.
- Njëkohësisht uji i ftohtë largon përgjumjen dhe ju bën të ndiheni më me energji.
- Uji i ftohtë vepron gjithashtu si një toniifikues natyral.
Nëse po kërkoni një mënyrë të sigurt për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit, duhet ta lani me ujë të ftohtë. Ai funksionon shumë mirë si një locion për mbrojtjen nga dielli./tvklan.al