Pensionet e fshatarëve – (10 Qershor 2000)


Pensionet e fshatarëve – (10 Qershor 2000)

09:39 10/06/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Me rreth 1 mijë deri në 1600 lekë në vit një bujk apo pronar toke përfiton vjetërsi pune, pension, i paguhet invaliditeti dhe gjithë përfitimet që garanton ligji për sigurimet shëndetësore. Në Shkurt të këtij viti kuvendi bëri një ndryshim të ligjit përkatës. Sipas këtij ndryshimi u shty afati i derdhjes së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi deri në 30 Qershor.

Nga fermerët kërkohet të paguajnë kontributet nga 1 Janari i vitit ’92 e deri sot. Këto detyrime përfshijnë meshkujt nga 16 deri në 60 vjeç dhe femrat nga 16 deri në 55 vjeç. Sipas specialistëve shuma e parave që duhet paguar është minimale, ndërkohë që pjesën tjetër e mbulon buxheti i shtetit.

Ndryshimi u bë sepse në ligj përcaktohej se nëse brenda një viti nuk paguheshin kontributet, fermerit i hiqej mundësia për sigurim. Ndërsa me ndryshimin e bërë fermeri ka mundësi t’i paguaj detyrimet përfshi edhe të prapambeturat. Deri më sot kanë paguar 175 mijë vetë, ndërkohë që detyrimet parashikojnë 55 mijë bujq e fermerë./tvklan.al






Të ngjashme