Saranda mbetet pa ujë (13 Qershor 2000)


Saranda mbetet pa ujë (13 Qershor 2000)

14:58 13/06/2000

Që pardje Saranda është pa ujë. Stacionit të Vrionit 6 kilometra larg stacionit, iu dogj i vetmi elektromotor me fuqi 400 kilovat. Defekti mund të rregullohet nesër ose pasnesër. Avaria ndodhi të dielën rreth orës 22:00. Që nga fillimi i vitit, 30 mijë banorë të Sarandës, kanë qenë në mëshirë të elektromotorit që i la në baltë në këtë pisk vape.

Mes Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellësit, ka patur një shkëmbim përgjegjësish në dhënien e fondeve dhe për një elektromotor rezervë dhe për mbajtjen e tij. Këtë dialog banorët e qytetit jugor dhe të fshatrave të tij e kanë paguar me 2 orë e gjysëm ujë në ditë ndërsa nga e diela po e paguajnë me çezma të shteruara./tvklan.al






Të ngjashme