Humbet jetën nga një shkëndijë elektrike 18 vjeçari (14 Qershor 2000)


Humbet jetën nga një shkëndijë elektrike 18 vjeçari (14 Qershor 2000)

13:23 14/06/2000

Përsëri një punëtor ndërtimi i mbetur i vdekur në vendin e punës. Lulzim Evezi vetëm 18 vjeç ka qenë duke punuar dje pas dreke në një nga pikat e prodhimit të blloqeve të betonit në një nga pikat në Unazën e Re. Një shkarkim elektrik në makinerinë e prerjes së blloqeve ka bërë që të rrezohet menjëherë pa jetë 18 vjeçari. I vëllai i viktimës dhe një person tjetër kanë rendur për të bërë të mundur shkëputjen e energjisë elektrike nga makina e prerje së blloqeve e më pas për të ndihmuar Lulzimin për të cilin ka qenë tepër vonë.

Nga grupi i ekspertizës që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka rezultuar se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së sigurisë teknike. Është arrestuar pronari i kësaj pike prodhimi Sherif Billa ndërsa makineria është marrë për t’u bërë një ekspertizë më e hollësishme. Brenda pak ditësh ky është rasti i dytë që një punëtorë ndërtimi humbet jetën për shkak të psigurisë teknike. Një javë më parë një 22 vjeçar u rrëzua teksa po tërhiqte një vinç./tvklan.al






Të ngjashme