“Fëmijëra e munguar”, të miturit që punojnë në punë të renda (25 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Për ndërtimin e kësaj ndërtese punon edhe një 17-vjeçar. Ai ka tre vjet që mban familjen dhe është e vetmja rrogë në shtëpinë e tij.
”Banoj në Kamëz, dhe punoj këtu hekurthyes. Ka tre muaj që kam filluar punë dhe punoj shumë mirë. Më përpara kam pas punuar punë të tjera të ndryshme. Ka 2-3 vite që kam filluar punë. Babin e kam pa pension dhe pa asgjë dhe jam vetëm unë që e mbaj familjen”.
Sipas kodit të punës të miturit nën 18 vjeç ndalohen të punojnë. Në një kontroll që ka bërë sivjet Inspektoriati i Punës në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Pogradec, ka gjetur rreth 80 fëmjë punëtorë. Ndërkohë ky inspektoriat, deklaron se në të gjithë vendin duhet të punojnë deri në 7 mijë të mitur.
Zakonisht janë të ardhur që për shkak të rrogave të mira zgjedhin ndërtimin. Të tjerë më të pafuqishëm punojnë nëpër lavazhe dhe fitojnë më pak. As ata e as familjet e tyre nuk kanë qejf që në vend të lodrave të kapin lopatën, por në këtë rast ligjin nuk e bën as shteti me gjobat e tij dhe as mosha me lodrat e saj. Fuqinë sot e ka uria./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti